Beta versioni publik i Windows 8 pritet të paraqitet kah fundi i
janarit, shkruan The next Web duke u thirrur në burime të afërta me
Microsoftin.
Sipas pritjeve të mëhershme, por jo edhe sipas
konfirmimit të Microsoftit, beta pritej të paraqitet në fillim të
janarit, diku në kohën e mbajtjes së panairit CES. Siç qëndrojnë gjërat,
me betan në muajin shkurt, pak ka gjasa që versioni RTM i Tetëshes të
paraqitet në muajin prill siç vlerësonin analistët. Sipas vlerësimeve
optimiste, versioni RTM i Windows 8 mund të ndodh të paraqitet gjatë
qershorit.
Paraqitja e versionit final të Windows 8 pritet gjatë çerekut të dytë të vitit 2012.

0 comments:
Post a Comment