Lajm shumë i mirë për të gjithë adhuruesit e fotografisë mobile
të cilët kanë ndonjërin nga telefonat e mençur që punojnë me Android –
një nga foto aplikacionet më të popullarizuara në iPhone – Instagram, së
shpejti do të jetë në dispozicion edhe për Android.
Këtë e paralajmëroi gjatë konferencës LeWeb CEO i kompanisë
Kevin Systrom i cili tha se pret që numri i shfrytëzuesve të këtij
aplikacioni, që momentalisht është rreth 15 milion, të rritet në masë të
madhe kur të jenë në dispozicion edhe në pajisjet që punojnë në
Androidin e Googleit.
Duke pasur parasysh se kamerat në telefonat e mençur janë gjithnjë e
më kualitative, për shumë kënd ato zëvendësuan fotoaparatet klasike
digjitale, e për shkak të thjeshtësisë së uploadit të fotografive në
Internet
(pa pasur nevojë për bartjen e fotografive në kompjuter përmes
kabllos USB ose Bluetoothit) dhe opsioneve interesante për editimin e
fotografive drejtpërdrejtë në telefon, gjithnjë e më shumë njerëz po
përdorin aplikacionet mobile dhe shërbimet e internetit në të cilët
ndajnë fotografitë e tyre.
Instagram është i popullarizuar pikërisht për shkak të thjeshtësisë –
mjafton të zgjidhni fotografinë pa marrë parasysh nëse ajo është
incizuar me telefon ose është bartur në të nga ndonjë pajisje tjetër, ta
editoni me ndonjërin nga shumë filtra që janë në dispozicion dhe ta
publikoni.
Si dhe në rrjetat tjera shoqërore, edhe në Instagram mund të
përcjellni shfrytëzuesit, të komentoni dhe të bëni “like” fotografitë e
tyre si dhe të kërkoni miliona fotografi që janë në dispozicion në këtë
shërbim. Gjithashtu, në mënyrë që shfrytëzuesit tjerë me lehtësi të
gjejnë fotografitë, duhet vendosur një etiketë, respektivisht heshtakun
(#) përmes të cilit do të kërkohen fotografitë (psh. #peja, #kosova,
#plazhi dhe të ngjashme).
Në The Next Web thonë se kjo kompani për momentin ka vetëm dhjetë të
punësuar, prej të cilëve dy do të punojnë në aplikacionin për Android.
Nga risitë tjera në lidhje me Instagramin, duhet cekuar edhe se në
kompani janë duke menduar për reklamimin brenda vet aplikacionit për
shkak se shkarkimi dhe përdorimi i tij janë pa pagesë.

0 comments:
Post a Comment