Kompania më e madhe kineze e specializuar për afarizëm përmes
Internetit, Alibaba Group, publikoi se është duke e testuar shërbimin e
ri për rrjetëzim shoqëror.
Zëdhënësi i Alibaba Group
konfirmoi se shërbimi i tyre për rrjetëzim shoqëror do të quhet
“Laiwang”, dhe se do të jetë në dispozicion përmes shfletuesve të
Internetit në kompjuterët klasik dhe përmes aplikacioneve përkatëse për
Android dhe iPhone.
Për momentin vetëm është konfirmuar se shërbimi është në fazën beta
të testimit, por nuk janë publikuar kurrfarë detaje shtesë e as koha kur
shërbimi do të lëshohet në dispozicion publik.

0 comments:
Post a Comment