Gjatë ditës së sotme, LG dhe Prada do të prezantojnë modelin e
tyre të përbashkët të telefonit të mençur, përkatësisht modelin LG Prada
3.0, i cili është i pajisur me Android Gingerbread 2.3.7.
LG
Prada 3.0 posedon ekranin TFT LCD të ndjeshëm në prekje me 4.3 inç, me
rezolucion prej 800 x 480 pikselëve dhe si dhe teknologjinë e ekranit
Gorilla.
Modeli i modës punon me procesorin dual core 1GHz OMAP 4430, memorien
e brendshme prej 8GB si dhe portin e ndërtuar për mikroSD kartelë.
Karakteristikat tjera të këtij modeli përfshijnë edhe kamerën me 8
mega-piksel, e cila mund të incizojë në full HD video në 1080p dhe 30
kënde për sekondë, teknologjinë e pagesave NFC, Bluetooth 3.0, HSPA+ dhe
802.11n WiFi.

0 comments:
Post a Comment