Gjatë muajit tetor, ishte thënë se Google po planifikon të
lansojë dizajnin e ri të Gmail, ndërsa bashkë me versionin e ri të
shërbimit të saj do të vinin edhe funksionet e reja.
Lajmi ka
rezultuar të jetë i vërtetë, pasi që Google sot ka lansuar zyrtarisht
versionin e ri të Gmail, i cili tashmë ka filluar të shfaqet tek
përdoruesit e shërbimit të emailit.
Të gjithë ata që e kanë pranuar versionin e ri të Gmail, me pamjen e
re, do ta kenë edhe butonin në pjesën e djathtë poshtë, në të cilin
është porosia për të kaluar në dizajnin e ri, ose në origjinal “Switch
to the new look”.
Disa nga funksionet e reja përfshijnë kutinë e bisedave
“Conversation” në të cilën tashmë shfaqen edhe imazhet e profileve të
miqve tuaj, dhe disa opsione të reja të cilat do të mund t’i zbuloni në
Gmailin e ri.Burimi: Telegrafi


0 comments:
Post a Comment