Yahoo publikoi se ka bërë marrëveshje për blerjen e kompanisë Interclick për 270 milion dollarë.
Interclick
merret me zhvillimin e softuerit që ka të bëjë me reklamimin dhe
optimizimin e aktiviteteve të marketingut. Sipas pohimeve të
përfaqësuesve të Yahoohë, Interclick do të sjell në Yahoo teknologjitë
për optimizimin e reklamimit, respektivisht mundësinë për shitjen më të
mirë të hapësirës reklamuese.
Yahoo bleu aksionet e Interclick me çmim prej nëntë dollarësh, derisa
çmimi i fundit i tyre në bursë të hënën ishte 7.4 dollarë. E tërë puna
rreth blerjes së Interclick pritet të përfundohet deri në fillim të
vitit 2012.Burimi: Telegrafi


0 comments:
Post a Comment