Seagate paraqet linjën e re të disqeve Barracuda dhe
paralajmëron ndërprerjen e prodhimit të modelit Barracuda Green deri në
shkurt të vitit të ardhshëm.
Të gjithë disqet e rinj
Barracuda do të kenë ndërfaqen SATA 6 Gbps dhe shpejtësinë e rrotullimit
të pllakave prej 7,200 rrotullimeve në minutë si dhe ofertën e gjerë të
kapaciteteve.
Versionet me kapacitetet prej 250, 320 dhe 500 GB vijnë me 16 MB të
memories cache, derisa versionet me kapacitetet më të larta prej 750 GB
dhe 1, 1.5, 2 dhe 4 TB kanë nga 64 MB bufer. Çmimi i përllogaritur i
modeleve prej 1, 2 dhe 3 TB është 71.99, 105.99 dhe 179.99 dollarë.
Përveç Barracudave klasike, Seagate së shpejti do të paraqes edhe
linjën e re të disqeve hibride Baracuda XT për kompjuterët e tavolinës,
të cilët pritet të kenë së paku 4 GB të memories NAND flash për
performanca sa më të mira.Burimi: Telegrafi


0 comments:
Post a Comment