Windows XP ende dominant

Windows XP ka siguruar vendin e saj në histori të kompjuterëve dhe ndoshta do të quhet gjithnjë si versioni më i dashur i Windows.

Windows XP në fakt për të mirë apo të keq, është ende sistemi operativ më i shfrytëzuar në planet, së paku kështu thekson NET Application. Sistemi operativ i vjetër pothuajse një dekadë është i shpërndarë në gati gjysmën e PC’ve me 48.03% pjesëmarrje në tregun e sistemeve operative. Kjo është një rënie prej 69.99% sa ishte në nëntor të vitit 2009 –që janë të dhëna të ofruar nga Net Application – dhe një rënie nga 50.5 për qind sa ishte në muajin shtator, por  megjithatë ende para Windows 7, që tani ka 34.62 për qind të pjesëmarrjes në tregun e PC’ve.


Vista, në anën tjetër ka pësuar një rënie në treg në 8.85 për qind, që është një rënie krahasuar me 9.09 për qind sa ishte në fund të muajit shtator dhe nga 18.8 për qind sa ishte në nëntor të vitit 2009. Vista ka humbur udhëheqjen ndaj Windows 7 në korrik të vitit 2010, por nuk ka menaxhuar kurrë të konkurrojë me Windows XP.
Ajo çka është interesant të ceket për këto figura është fakti se Windows 7 ndoshta mund të mos arrijë Windows XP’in para se të lansohet Windows 8 vitin e ardhshëm. Është vështirë të imagjinohet se XP do të ruaj pozitën e vet si lider ndaj Windows 7, megjithatë Microsoft do të stopoj mbështetjen për sistemin operativ legjendar në prill të vitit 2012. E ju me cilin sistem po punoni, Windows 7 Pirated Edition apo Linux?