Gjiganti blogues WordPress tani është
përgjegjës për më shumë se 60 milion blogje që gjenerojnë më shumë se
300 milion vizitorë unik në muaj. Sipas themeluesit të saj Matt
Mullenweg, pothuajse gjysma e 60 milion blogjeve të fuqizuara nga
WordPress hostohen në WordPress.com që është prone e saj dhe operohet
nga Automatic.
Pavarësisht suksesit të deri tanishëm, Mullenweg beson se
Wordpress është ende larg kulmit të suksesit. Në një intervistë me
Mathew Ingram pranë konferencës GigaOM RoadMap në San Francisco,
themeluesi tha se kompania është duke planifikuar strategji rreth
tregjeve shoqërore dhe mobile që do të duhej të shtyjnë para rritjen
deri në vitin 2012. Në veçanti, duke integruar rrjetet sociale në thelb
të blogut, ekipi është duke vështruaar rritje drastike të shikimeve për
përdoreus.
Në frontin mobil, WordPress ka përjetuar një qasje të rritur për
shtat here në vitin e kaluar. Mes 4 dhe 5 milion përdorues kyçen në
platformën mobile WordPress çdo ditë. Kompania që po shikon para ende
nuk është duke shtuar veçori të reja për të konkurruar me platformat e
tjera për bloging. Për ta, është thjeshtë çështje e ndërlidhur me
përdoruesit e tyre dhe me ofrimin e shërbimeve më të mira të mundshme.
Mullenweg thekson se 92 për qind e klientëve janë duke përdorur
WordPress sin jë CMS, përveç blogut.
WordPress është një platformë me kod të hapur dhe për menaxhim të
përmbjajtes që është shpalosur në vitin 2003. Automatic ka mbetur
relativisht e vogël qysh prej asaj kohe, me vetëm 100 punëtorë dhe asnjë
zyre qëndrore. Në fakt, shumica e stafit të kompanisë është e
shpërndarë nëpër botë. Mullenweg nuk beson se lokacioni gjeografik
përcakton nëse dikush mund të merr apo jo punën, nëse ai apo ajo ësht[ I
kualifikuar për atë positë.
0 comments:
Post a Comment