Mund të mos tingëllojë si befasi, por
amerikanët janë duke shikuar mjaft shumë video online. Sipas numrit të
comScore, 192 milionë amerikanë kanë shikuar përmbajtjen e videove
online në shtator (me një mestare prej 19.5 orë nga shikuesit), derisa
audienca e videove në Shtetet e Bashkuara mori 39.8 miliardë shikime në
video. Befasuese mund të jetë numri i njerëzve që shikojnë video në
tabletë.
Ooyala, i cili është ofrues i teknologjisë së videove dhe shërbimeve online sapo ka lëshuar vëzhgimin e vet tremujor, të cilin mund ta gjeni këtu.
Të dhënat pak edhe mund të shtrembërojnë realitetin pasi që e paraqesin
vetëm ata të cilët shikojnë video online, por statistikat e paraqitura
nga comScore për Shtetet e Bashkuara tregojnë që platforma trajton më
shumë se 1 miliard pingje analitike gjatë ditës – duke zbuluar veprimin e
100 milionë vëzhguesve unikë të videove.
Nga studimi i bërë nga Ooyala vijnë një numër i studimeve interesante. E para dhe më e rëndësishmja është që tabletët janë duke shënuar një ngritje të theksuar për shikim të videove online, pasi që përdoruesit e tabletëve shikojnë më shumë video në tabletë se sa në desktop ose në celularë. Për çdo minut të kaluar duke shikuar videot në desktop, videot në tabletë janë shikuar 28% më gjatë se sa në desktopë.
0 comments:
Post a Comment