Një zhvillim I ri I nano-SIM kartelave do
t’iu mundësojë kompanive të krijojnë pajisje më të holla dhe në kthim
ata do të përfitojnë më shumë performance për më pak.
Sikurse po ecën teknologjia vazhdimisht duke u bërë çdo here e më
e vogël edhe SIM kartelat po bëhen gjithnjë më të vogla. Gieseck &
Devrient, kompani përgjegjëse për kartelën e parë kompericale qysh para
20 viteve, është duke shpalosur një produkt të ri të quajtur nano-SIM.
Grupi teknologjik me bazë në Munhen është duke prezantuar këto SIM
kartela të reja në Paris me 15 – 17 Nëntor.
Nano-SIM do të jetë 30 herë më e vogël sesa mikro-SIM kartelat që
përdoren në iPhone 4 dhe në iPhone 4S, dhe 60 herë më të vogla sesa SIM
kartelat 25 mm x 15 mm që janë në pajisjen tona të ofruara nga
operatorët në Kosovë Vala, Ipko e Z-Mobile apo Vodafone Albania, AMC,
Plus e Eagle Mobile në Shqipëri.
SIM kartela më e vogël do të ketë
dimensione prej rreth 12 mm x 9 mm dhe do të ketë një rënie në trahësi
prej 15 për qind – një veçori teknologjike për të cilën po krenohet
kompania.
Përveç krijimit të një gjenerate të re të pajisjeve më të holla,
nano-SIM kartelat lirojnë hapësirën që mund të shfrytzëohet për të
rritur memorien apo për të bërë baterinë më të madhe, gjë që në kthim
nënkupton rritje performance.
0 comments:
Post a Comment