Google fillon indeksimin e komentet të Facebook

Google ka filluar që të indeksojë komentet e rrjetit Facebook në uebfaqet e palës e tretë. Me fjalë të tjera, nëse ju përdorni një kuti me komente të rrjetit Facebook për ta fuqizuar sistemin e komentimit për përmbajtjen e uebfaqes tuaj, si shumë uebfaqe të lajmeve dhe blogjeve, lexuesit e përmbajtjes së uebfaqes tuaj mund të ndikojnë në vlerësimin e faqes tuaj në Google.

Komentet e përdoruesve që janë të postuara përgjatë shërbimeve si Disqus, Intense Debate ose Facebook Comments Box, normalisht nuk mirren nga makinat e kërkimit. Kjo u ndryshua së fundi, por, sidoqoftë, Google së fundi filloi indeksimin e komenteve duke nënkuptuar që  përmbajtja tani tregohet në kërkimet në Google.

Kjo gjë ishte vërejtur së pari nga Digital Inspiration. Mat Cutts, i cili është kryetari i ekipit Webspam të Google, konfirmoi lajmet në Twitter: “Googlebot po bëhet më i mençur.
Tani ka mundësinë që të ekzekutojë AJAX/JS për të indeksuar disa komente dinamike.” GoogleBot, i cili është merimangë i kërkimit të ndërmarrjes, ka mësuar për të lexuar komentet që janë dinamikisht të ruajtura në AJAX ose JavaScript. Kjo nënkupton gjithashtu që Google është duke u përmirësuar në shikimin e përmbajtjes që po ruhet në  kodin tënd AJAX dhe/ose JavaScript.
Megjithëse Facebook dhe Google nuk janë “shokë” të mirë, kjo tingëllon si një lajm mjaft i mirë për rrjetin shoqëror. Ata të cilët kanë qenë duke e mënjanuar përdorimin e Facebook Comments Box për shkak të faktorit SEO do të mund ta marrin parasysh vendimin e tyre tani.
Burimi: PCworld