Sistemi i popullarizuar operativ do të jetë konkurrent me
Androidin, iOS-in dhe Windowsin në telefona mobil, televizorë dhe
tablet.
Kompania Canonical, e cila qëndron prapa
distribucionit më të popullarizuar të Linuxit, planifikon që Ubuntun
12.04 ta kaloj në kategorinë e distribucioneve të Linuxit me përkrahje
afatgjate dhe të ia shtoj ndërfaqen Unity, shkruan ZDnet.
Pas kësaj do të nis shpërndarja në të gjitha pajisjet kompjuterike.
Vlerësohet se ekzemplarët e parë të pajisjeve që ekzekutojnë Ubuntun dhe
punojnë me procesorët e ARM-së do të mund të fillojnë të arrijnë në
treg gjatë çerekut të dytë të vitit të ardhshëm.
Versioni tërësisht i përfunduar, i gatshëm për të gjitha platformat, do të duhej të paraqitet deri në vitin 2014.
Versioni tërësisht i përfunduar, i gatshëm për të gjitha platformat, do të duhej të paraqitet deri në vitin 2014.
Konkurrenti kryesorë, shprehen në Canonical, do të jetë Android i
Google, i cili tashmë po dominon tregun global. Por, në këtë kompani
janë të bindur se ende ka hapësirë, jo vetëm për Ubuntun por edhe për
Windows 8.
Ubuntu nuk është i vetmi sistem operativ që po planifikohet për
përdorim në disa platforma të ndryshme. Microsoft po bën diçka të
ngjashme me ndërfaqen e vet Metro në Windows 8.

0 comments:
Post a Comment