Njohuri te pergjithshme "Programimi dhe Programi KOMPJUTERIK"

Programimi
Gjuhë programimi është gjuhë e cila përmban nje bashkësi të rregullave me anë të cilave i urdhërojme kompjuterat të bejne diçka ose i japim udhezime.

Gjuha programore është në nivel më të lartë se gjuha maqinerike e cila përbëhet prej bit-ave (Anglisht: binary digits), 1 dhe 0 dhe të cilën në fakt e “kupton” procesori i kompjuterit dhe me anë të cilës në kohët e hershme te informatikës janë zbatuar programet e para. Mirëpo, pasiqë gjuha maqinerike është e veshtire për tu kuptuar dhe zbatuar, dhe eshtë e veshtire që urdherat (udhezimet) të mbahen mend (çdo udhezim duhet të shënohet me anë te numrave 1 dhe 0), vjen deri te krijimi i gjuhëve programore të cilat në fakt janë përkthim i urdherave me bit-a (1 dhe 0) në një gjuhë që mundet të mbahet në mend leht dhe me anë të së cilës mund të programohet.

Gjuhët programore zakonisht përmbajn shprehje në gjuhën angleze. Për shembull :

if (a>2) then a=3;

ku if dhe then janë fjalë që prej gjuhës angleze përkthehen sikur:

nëse (a>2) atëher a=3;

Pra këtu, fjalën if pjesa procesuese (procesori) e kompjuterit automatikisht e “përkthen” ne BIT-a (ang. binary digits). P.sh. 101010101000

Ky “përkthim” bëhet me anë të një pjese të gjuhës programore që poashtu është softuer (program) që quhet perpilues (ang. compiler-perpilues, perpunues). Perpiluesi pra, bën “përkthimin” e shprehjeve siç janë if-then në BIT-a(101010101) të cilat i kupton kompjuteri.

Sot, janë një numër i konsiderueshëm i gjuhëve programore. Ndër gjuhët më të njohura janë : C, C++, Java, Pascal, Delphi etj. Klikoni ketu per te mesuar me shume.

Programi
Programet kompjuterike janë programe elektronike të pershtatura në gjuhë të ndryshme elektronike që bëjnë të mundëshëm përdorimin e njehsorit vetjak (ang.Personal Computer lexo Personal kompjuter në kuptimin njesorë/llogaritës personal) për qëllime të caktuara.
Pragramet kryesore për një njehsor vetjak janë programet e sistemit veprues si Windows, Mac, Unix etj. Këto programe vënë në “komunikim” pjeset elektronike (Hardware), parapregatisin (platformën) dhe veprojnë pamvarësisht nga ndonjë program tjetër.
Përndryshe ende nuk ka ndonjë perzgjedhje shkencore të programeve elektronike, përpos që këto në teknoligjin apo në gjuhën programuese ndryshe thirren me një emër të përbashkët “software”.
Programe grafike
Në këtë grupë të programeve elektronike hynë programet të cilat janë pak a shumë të specializuara dhe të posaçme për pershtatjen dhe punimin kryesisht të fotografive statike mirpo nuk bëhet edhe përjashtimin i kombinimit të tyre me efekte që krijojnë skena të shkurta filmike.
Programet e internetit
Në këtë grup të programeve edhe pse është e vështirë të bëhet një përzgjedhje te saktë hynë kryesisht programet që bëjnë të mundshem rrjetin e internetit si dhe programet që shërbejnë për mirëmbatjen dhe përdorimin e internetit.
* Shfletuesit elektronik
* Intepretuesit elektronik
* Shërbyesit elektronik