Shërbimi i emailit të Google, Gmail është në sistemin operativ
të Apple, iOS, përmes aplikacionit në uebfaqes, mirëpo me sa duket kjo
gjë do të ndryshojë, pasi që Google ka planifikuar ta ketë një
aplikacion të dedikuar për iPhone, iPad dhe iPod Touch.
Aplikacioni
origjinal i Gmail për pajisjet që bazohen në iOS tashmë është dorëzuar
në Apple për aprovim, dhe se i njëjti mund të lëshohet në përdorim
brenda pak kohësh.
Ky aplikacion i ri i Google, pritet që t’i ketë të gjitha funksionet e Gmail në iPhone dhe pajisjet tjera të Apple.
Njëri nga funksionet që pritet të ofrohet në këtë aplikacion, është
ardhja e emailit në kohë reale, si dhe funksionet tjera si “Priority
Inbox” i Gmail, dhe selektimi i mailave me ngjyra të ndryshme.Burimi: Telegrafi


0 comments:
Post a Comment