9 gushti ishte një ditë mbase edhe e zymtë
për shërbimet e palës së tretë për shpërndarje të fotografisë në
rrjetin Twitter si TwitPic dhe YFrog. Twitter zgjodhi shërbimin e vet
zyrtar me Photobucket si shërbim për ngarkim të fotografive.
Tani, statistikat e paraqitura nga makina kërkuese e
fotografive Skylines tani tregojnë që Twitter është bërë shërbimi numër
një si shërbim për shpërndarje të fotografive në platformë, duke pasur
kështu 36% të shpërndarjeve. TwitPic tani i ka 30% të fotografive të
shpërndara dhe YFrog ka rënë në 21%. Vetëm pesë muaj më parë, TwitPic
kishte 45.7% dhe Yfrog kishte 29.3%, por tani po duket që ata duhet të
ndryshojnë ose do të kenë një shuarje të ngadalshme.



0 comments:
Post a Comment