Antena në iPhone 4S ka dalur mirë në një
testim, më shumë se një vit para se paraardhësi ishte prekur nga një
problem që quhej “Porta e Antentës”.
“Smartphone më i ri i Apple doli shumë mirë në
testet tona, dhe pasi që i përngjan shumë iPhone 4 në pamje, ai nuk vuan
nga problemi i pranimit që ne e gjetëm në paraardhësinë e tij në testet
speciale në laboratorët tanë,” shkruajti Mike Gikas, nga Consumer Reports.
Antenae jashtme e iPhone 4 e humbet fuqinë e sinjalit kur përdoruesi e
mban gishtin mbi anën e poshtme të majtë të telefonit. Megjithëse kjo
nuk bën ndryshime në fusha me një sinjal të mirë, ai mund të rezultojë
në thirrje e rëna të bëra në vendet me sinjal të dobët.
Faqja e produktit të Apple nuk e përmend në veçanti
për polemikën për “Portën e Antenës”, por përmendet që telefoni i ri i
përdor dy antena për të dërguar dhe pranuar, “kështu që cilësia e
thirrjes është më i mirë”.
Consumer Reports vazhdon që të mos e parapëlqejë
iPhone 4, i cili ende është i gatshëm dhe ende mund të humbas fuqinë e
sinjalit në vendet me sinjal të mirë nëse nuk mbulohet nga një
amortizator.
Duhet të ceket që iPhone 4 ishte smartphone më i shitur
në wireless të AT&T dhe Verizon deri kur u lëshua iPhone 4S. Kjo
nënkupton që shumica e njerëzve nuk e dëgjojnë Consumer Reports.

0 comments:
Post a Comment