Asus Eee Pad Transformer Prime, super-tableti i parë

Kur u paraqit Power Mac G4 nga Apple, ai ishte cilësuar si një super kompjuter. Ai kishte dy procesor! E çka do të bënin në të kaluarën njerëzit që do të kishin rastin të punojnë me këtë tablet kompjuter, që është i pari që ka procesor me katër bërthama?

Në fakt çka do të bënin me të në ditët e sotme? Me letra ky tablet e shkatërron konkurrencën. Përveç se është i pari që shfrytëzon procesorin e ri katër bërthamësh Nvidia Tegra 3, ndryshe të njohur edhe si procesorin Kal-El, ky tablet duket edhe jashtëzakonisht i bukur. 

Origjinali Asus Eee Pad Transformer ishte një prej tabletëve më të popullarizuar Android të atij viti, por ishte i trashë dhe në formë kutie – disi i madh dhe i mërzitshëm. Transformer Prime është shumë më i bukur. Ata kanë larguar plastikën e lirë prapa dhe kanë vendosur një material alumini që duket jashtëzakonisht bukur. Ai është i hollë dhe i lehtë: 8.3 mm i trashë dhe 586 gram i lehtë, që është më i hollë dhe më i lehtë se iPad 2, edhe pse Prime ka një ekran më të madh për 0.4 inç (10.1 krahasuar me 9.7 inç sa ka iPad 2).
Kur jemi te ekrani, Prime ka një ekran SUPER IPS+ (me rezolucion 1280 x 800 piksela) me Gorilla Glass dhe ka një kënd shikimi prej 178 shkallë dhe disa teknologji tjera që e bëjnë shumë më të ndritshëm.


Prime ka gjithashtu edhe një Pad të vetin që është më i hollë edhe ka përpunim nga alumini dhe mostrim metalik. Shkrimi në ekran tani është gjithashtu i lehtë, por kur është fjala për t’iu përgjigjur gjërave që kërkojnë koncentrim dhe punë më të gjatë, tastiera fizike është në dispozicion. Një prej pikave tjera të fuqishme është jetëgjatësia e baterisë. Ata thonë se kanë baterinë më të mirë të cilën nuk e ka asnjë tablet tjetër, që nënkupton deri në 12 orë mundësi shfrytëzimi me punë. Nëse lidhet me tastierë ai numër arrin në 18 orë. Menaxhimi i avancuar i shpenzimeve të rrymës nga ana e Tegra 3 mundëson këtë.


Ka një kamerë 1.2 megapiksel para, dhe një 8 megapiksel prapa me aperture F2.4 që mund të incizojë 1080p video. Gizmodo thekson se kjo duket gjë e tepruar por megjithatë ka gjasa të ketë njerëz të çmendur pas kësaj. Gjithashtu ka port micro-HDMI dhe nëse e lidhni me tastierë ju fitoni edhe USB port dhe SD port. Gjithashtu ka edhe vend për altoparlant për të rritur argëtimin. E përveç kësaj Android 4.0 Ice Cream Sandwich do të paraqitet shumë shpejtë tek Transformer Prime. 

Çipi Tegra 3 është vërtetë i jashtëzakonshëm. Teorikisht do të ketë mundësi për të luajtur lojëra që sfidojnë grafikën dhe shpejtësinë e konzolave argëtuese të nivelit të lartë. Ndërsa derisa kjo do të ndodh duhet të presim punën e zhvillueseve.

Eee Pad Transformer Prime do të ofrohet në dy ngjyra (Amethyst Gray dhe CHampagne Gold) dhe me dy madhësi të magazinimit: 32GB për 500 dollarë dhe 64GB për 600 dollarë. Asus ka thënë se Prime është i krijuar për të qenë pajisje “Premium” dhe ata do të vazhdojnë të shesin origjinalin Transformer më shumë për tregun e përgjithshëm, që ofrohet për 300 dollarë për modelin 16GB dhe 350 dollarë për modelin 32GB.