Tableti Touchpad i Hewlett Packard
rikthehet sërish, duke i takuar raftet e shitjeve në Best Buy. Duke
filluar nga e martja, në BestBuy.com mund të blihet versioni 32GB i
TouchPad për 150 dollarë me blerjen e një HP të ri ose kompjuterit
personal Compaq. Ndryshe, ju mund ta merrni tabletin webOS vetëm për 600
dollarë. Tableti do të jetë i gatshëm në lokacionet e Best Buy duke
filluar nga e premtja.
Ju mund të gjeni hollësi të mëtutjeshme në faqen e TouchPad në Best Buy. Netbookët e HP-së nuk paraqiten si të denjë në krahasim me TouchPad; ju mund ta gjeni listën e kompjuterëve personalë cilësorë këtu.
Top kompjuteri personal i HP-së në Best Buy është
një kompjuter Compaq që kushton 300 dollarë, që ka 2GB RAM, 500GB disk,
procesor 1.65 GHz AMD E, gjashtë porte për USB 2.0 dhe vjen bashkarisht
me Windows Home 7 Premium (64-bit). Dhe së bashku me çmimin e TouchPadit
prej 150 dollarë ju mbeteni me një kompjuter personal të mërzitshëm dhe
një tablet të bazuar në webOS pothuajse pa një të ardhme për rreth 450
dollarë.
Kjo është 50 dollarë më pak se sa versioni 16GB i iPad 2, i
cili kushton 500 dollarë, një tablet ky i cili ka një të ardhme dhe një
katalog të madh me aplikacione të palës së tretë.
Best Buy thotë që TouchPadët janë të kufizuar dhe do të shitet në një shërbim të parë. “Dhe kur ata [tabletët] mbarojnë, ata mbarojnë,” paralajmëron shitësi në faqen e vet FAQ.Burimi: PCworld
0 comments:
Post a Comment