Sipas një raporti nga 9to5mac, Apple mund
të vendos të lëshojë një version të përditësuar dhe më të hollë të
pajisjes iPad 2 në mar 2012.
Duke e cituar artikullin e Digitimes,
ai thotë që një iPad më i hollë i dizajnuar me jetëgjatësi të
përmirësuar të baterisë do të mbërrijë në mar, por, si lëshimi i fundit i
iPhone 4S, pajisja e re e përfolur do të mund të paraqes disa ndryshime
të vogla në iPad 2.
Dashamirësit që e presin iPad 3 do të duhet që të
presin më gjatë megjithë thëniet nga Digitimes që pajisja do të mund të
mbërrinte “në çerekun e tretë të 2012-tës”.
A do ta lëshonte Apple një iPad 2 dhe një iPad 3 të
ri brenda një kohe të shkurtër në mes kohëve kur do të lëshoheshin se
cila pajisje? Duket se thashethemet janë të sakta, duke treguar kështu
edhe rrugën e mundshme që mund ta ndjekë ndërmarrja Apple, duke e pasur
parasysh që faqja Digitimes njihet si burim i sigurtë.
Për saktësinë e mundshme të këtyre informacioneve për lëshimin e një iPad 2 të përditësuar dhe një iPad 3 të përditësuar do të kemi nevojë që të presim për ta kuptuar.
Burimi: PCworld
0 comments:
Post a Comment