Zotëruesit e iPhone 4S të cilët janë të
nervozuar për baterinë e tepërshpenzuar për një kohë të shkurtër marrin
një shënim: Ju kishit të drejtë për problemet me bateri me smartphone-in
tuaj të ri.
Dje Apple e pranoi që ishin disa vrima që po
shkaktoni probleme në bateri në iPhone 4S për të cilat shumë përdorues
së fundi kishin raportuar.
Në një thirrje telefonike për Macworld për çështjet me baterinë,
Harrison Natalie nga Apple tha që problemet ishin me vetë iOS 5 dhe
prekën edhe pajisje të tjera përveç iPhone 4S. “Një numër i vogël i
konsumatorëve kanë raportuar për jetën më të shkurtër se sa që është
pritur të baterisë në pajisjet iOS 5,” tha Harrison. “Ne kemi gjetur
disa vrima që janë duke prekur jetën e baterisë dhe ne do të lëshojmë
një përditësim softuerik për t’i adresuar ato në disa javë.”
Ankesat për jetëgjatësinë e baterisë së iPhone 4S
kanë filluar të paraqiten gjatë ditëve të kaluara në faqen për
mbështetje të Apple ku temat që e adresojnë problemin për baterinë e telefonit kishin mbushur më shumë se 200 faqe.
Përdoruesit thonë që telefoni i tyre ka bateri vetëm për një orë me përdorim minimal.
Deklarata gjatë ditës së djeshme ishte komenti i
parë i Apple për ankesat, që filloi pak kohë pas lëshimit të iPhone 4S
më 14 tetor. Deklarata është gjithashtu konfirmimi i parë që gjërat janë
një problem me softuerin iOS 5 e jo me harduerin e 4S. Apple gjithashtu
mori disa ankesa për probleme me baterinë gjatë vitit të kaluar kur
lëshoi iOS 4.Burimi: PCworld
0 comments:
Post a Comment