
Team Viewer 7 beta së fundi ishte lëshuar me veçori të
përmirësuara për kontrollim nga largësia. Në këtë postim do të shihni
një listë të përparësive të reja në Team Viewer.
Team Viewer 7 tani ofron bartje më të shpejtë
të skedarëve përgjatë mënyrës bartje dhe vendosje. Në vend të
përdorimit të shiritit në pjesën e sipërme, ju thjesht mund të kapni një
gjë nga desktop juaj në dritaren që e përdorni për ta parë desktopin e
përdoruesit tjetër, në mënyrë që lehtësisht dhe shpejt të barten
skedarët dhe follderët.

Tani ju mund të përdorni shumë monitorë duke
paraqitur njëkohësisht shumë monitorë “remote”, duke mos pasur nevojë që
të kaloni nëpër ekranet e monitoreve.

Team Viewer tash ua mundëson ruajtjen e
rregullimeve të lidhjeve individuale për çdo kompjuter, që mund të
organizohet në grupe të ndara që të mundësohet në çast lëshimi i një
çështjeje.

Team Viewer ka përfshirë gjithashtu një numër
të përmirësimeve për takime duke përfshirë orarin, takimet, fillimit e
takimeve me vetëm një klikim duke përdorur butonin Start instant
meeting, mbështetjen për lidhje deri për 25 pjesëmarrës në një takim të
vetëm dhe pjesëmarrje me celularë duke e përdorur një aplikacion për
iPhone, iPad ose Android.

Team Viewer 7 gjithashtu vjen me disa
ndryshime nën mbulesë, si optimizm të paketave të të dhënave dhe
paraqitjen e rregullimeve për parandalimin e ngecjeve.
Duhet të thuhet që Team Viewer 7 është në versionin beta, por përdoruesit mund
të kenë mundësinë e shijimit të disa funksioneve. Team Viewer 7
funksionon në Windows XP, Windows Vista, Windows 7, Mac OS X, Linux, iOS
dhe Android
0 comments:
Post a Comment