IBM paralajmëron gjeneratën e tretë të superkompjuterit Blue
Gene, të emërtuar Blue Gene/Q, i cili do të duhej të ndihmonte në
zgjidhjen e problemeve më kompleks.
Ndër problemet më
kompleks janë parashikimi i lëvizjes së uraganeve, analizimi i fundit të
oqeaneve në kërkim për shtretërit e naftës, dekodimi i genomeve dhe
simulimi i efektit të armëve nukleare.
Sistemi i parë Blue Gene/Q do të instalohet vitin e ardhshëm në
laboratorin Lawrence Livermore National Laboratory (LLNL) nën emrin
Sequoia me performancat maksimale të pritura prej 20 Petaflops. Blue
Gene/Q është me 2 Gigaflops për vat një ndër supserkompjuterët me
efikasitetin më të lartë energjetik. Superkompjuteri është i bazuar në
procesorët 16-bërthamësh me arkitekturën PowerPC A2 të IBM ndërsa mund
të ketë performanca skalabile madje deri në 100 Petaflops.
Blue Gene/Q paraqet evolucionin e HPC-së një hap më afër exascale computing, superkompjuterëve me performanca në nivelin Exaflop, porosisin nga IBM.
0 comments:
Post a Comment