
Ideja fillestare e Jobsit ishte përdorimi i spektrit WiFi për
krijimin e një pseudo rrjeti të telekomunikimeve me cilën gjë iPhone do
të funksiononte krejtësisht i pavarur nga kompanitë ekzistuese të
telekomunikimeve. Shefi i Apple sipas pohimeve nga kjo ide përfundimisht
hoqi dorë gjatë vitit 2007 duke pasur parasysh se inxhinierët e
kompanisë nuk patën arritur ta zbatojnë idenë në mënyrë të kënaqshme.
Përkundër kësaj, me paraqitjen e iPhoneit Apple prapëseprapë e bëri
një kthesë të madhe në mënyrën e ndërtimit të telefonave mobil.
Jobs në
të vërtetë AT&T-së, telekomit më të madh amerikan, ia shiti pajisjen
e gatshme pothuajse pa e parë ata ndonjëherë gjë që e shndërroi këtë
kompani të madh në një distributor të thjeshtë të produkteve të Apple
derisa deri atëherë kompanitë e telekomunikimeve pak a shumë merrnin
pjesë në ndërtimin e telefonave mobil duke adaptuar karakteristikat,
softuerin dhe mundësitë e tyre për nevojat e veta.
0 comments:
Post a Comment