Ashtu siç ishte pritur, Facebook tani ua
mundëson dërgimin e përditësimeve të statusit në rrjetin Twitter. E tëra
është rreth lëshimit të veçorisë për abonime: rrjeti Facebook po ua
lejon që të abonoheni tek përdoruesit me të cilët nuk jeni miq, dhe nuk
është vetëm ua mundësuar që t’i ofroni përditësimet tuaja publike tek
përdoruesit me të cilët nuk jeni miq, por është gjithashtu duke ua
mundësuar që të dërgoni përditësime edhe tek një llogari në Twitter.
Palo Alto e ka ofruar këtë veçori për faqet në
Facebook para një kohe të gjatë. Është një mundësi mjaft e mirë për
bizneset, bendet, figurat publike dhe çdokënd tjetër që menaxhon një
faqe në Facebook dhe një llogari shoqëruese të saj në Twitter. Kjo
mundësi dukshëm e kursen kohën pasi që ju duhet t’i postoni përditësimet
vetëm në faqen tuaj në Facebook dhe llogaria e rrjetit Twitter
automatikisht dërgon porositë e njëjta.
Tani, Facebook është duke e bërë të njëjtën gjë për
profilet individuale. Kjo nënkupton që nëse keni një llogari në
Twitter, ju mund ta bëni që përditësimi i statustit tuaj në Facebook të
dërgojë një cicërimë edhe në llogarinë tuaj në Twitter.
Disa aplikacione të palës së tretë e kanë bërë
këtë, por Facebook është treguar pedant në bllokimin e tyre. Ndërmarrja
gjithmonë ka dëshiruar që ta mbajë përmbajtjen e shkëmbyer në Facebook
vetëm në këtë rrjet. Siç duket, ky rrjet është duke e ndërruar qëndrimin
e vet.
Ndiqni hapat e mëposhtëm për të filluar:
1. Shkoni në facebook.com/twitter;
2. Klikoni butonin e gjelbër të emërtuar “Link My Profile to Twitter”;
3. Klikoni butonin e kaltër të emërtuar “Authorize app”;
4. Jo e detyrueshme: zgjedhni se cilat gjërat nga Facebook dëshironi t’i shpërndani;
5. Jo e detyrueshme: klikonin butonin e kaltër “Save Changes”.
Sapo të keni lidhur llogaritë tuaja, llogaria juaj
në Twitter do të përditësohet sa herë që ju e postoni një përditësim
publik në Facebook. Megjithëse kjo veçori mundësohet sipas hapit të
tretë të lartshënuar, do të ishte mirë që të zgjedhni përmbajtjen që
dëshironi ta shpërdani edhe në rrjetin Twitter.
0 comments:
Post a Comment