Para më pak se dy diëve pas paraqitjes së
arnimit të parë për përdorimin e tepërt të baterisë nga iOS 5, Apple ka
paraqitur një version të ri të softuerit për zhvilluesit, duke
këshilluar që lëshimi i vet publik mund të vijë më shpejt se sa që është
pritur.
Apple dje postoi një beta të dytë të iOS 5.0.1
në faqen e vet për zhvillues, një përditësim për lëshimin fillestar të
iOS 5 që paraqet një varg të arnimeve për vrimat që i kishte pasur, duke
shtuar edhe veçori të reja në llojin për iPad.
Softueri gjatë të mërkurës erdhi në dyqanet e
Apple, pak kohë pasi që Apple e kuptoi që disa përdorues kishin nevojë
që të mos kishin një shpenzim aq të shpejtë të baterisë së tyre dhe këtë
ata mund ta tejkalojnë duke e ngritur në versionin e ri të iOS.
Përveç përditësimit të baterisë, iOS 5.0.1 sjell
gjeste për multitasking tek ata që kanë iPad origjinal, një veçori kjo e
cila ishte një dobësi e madhe në lëshimin fillestare të softuerit të
ri, duke marrë parasysh që betat e mëhershme e kishin veçorinë të
lëshuar.
0 comments:
Post a Comment