Kategori e re lojërave në Australi

Ministri federal australian për çështje shtëpiake, Brendan O’Connor, ka lajmëruar rishikimin përfundimtar të udhëzimeve të përmbajtjes së klasifikimit, përpara me hyrjen një kategorie me vlerësime R18+ për video lojëra.
Ministri theksoi disa nga ndryshimet në vlerësimet për kategoritë e bëra nga udhëzimet e reja për përmbajtjen, që janë të gatshme në uebfaqen për klasifikim. “Ndryshimet më të mëdha në udhëzimet përfundimtare kanë të bëjnë me dhunën dhe gjuhën e vrazhë. Lojërat me dhunë dhe gjuhë të fortë agresive nuk lejohen më në MA15+,” shpjegoi O’Connor, duke folur me Gamespot.
Hyrja e një kategorie të re vlerësimi si R18+ mund të lejojë disa nga përmbajtjet të cilat për momentin mohohen që të lëshohen në Australi, por përmbajtja ekstreme do të mbahet jashtë duarve të të miturve.

“Çdo lojë me dhunë seksuale do të refuzohet nga klasifikimi. Dhuna seksuale refuzohet nga klasifikimi tani, dhe do të refuzohet posa të kalojë R18+,” shpjegoi ministri.
Megjithëse deklaratat tani janë zyrtarisht në pajtueshmëri me udhëzimet, ato nuk do të kenë vlefshmëri derisa ligji i ri të aprovohet nga parlamenti.