Nëse jeni duke u bërë gati për të shkuar
për skijim atëherë këto syze skijimi me incizues të integruar të videove
në kualitet HD, mund të paraqesin gjëjën më të duhur për ju dhe për
eksperiencën tuaj në skijim dhe madje mund t’ju mundësojnë edhe disa
momente të mira në mesin e miqve tuaj.
Përveç se ka një kamerë 12 megapikselëshe, këto syze kanë
gjithashtu edhe rolin e një paneli mbrojtës për sy, pastaj ofrojnë
sistem anti-mjegull me mbrojtje Ultra Vjolle për të ofruar mbrojtje të
syrit, dhe në mes tjerash kamera që ka mundëson një incizim të videove
në kualitet 1080p me deri në 30 fps. Ndërsa për ata që dëshirojnë të
kenë një kualitet më të shpejtë, atëherë preferohet incizimi në HD 720p
dhe 60 fps, duke shfrytëzuar këndin e plotë të shikimit prej 136
shkallë.
Hapësira magazinuese prej 4GB mundëson që pamja e incizuar të ruhet
dhe të shikohet më vonë përmes kabllove RCA. Syzet mund të mbushen me
port USB dhe pasi të bëhet mbushja e plotë atëherë ju mund të keni
mundësi për të incizuar për 2 orë. Porti USB gjithashtu mund të
shfrytëzohet për të shkarkuar pamjen tuaj në fund të ditës në
kompjuterin tuaj. Këto syze kushtojnë rreth 400 dollarë.
0 comments:
Post a Comment