HP ka paraqitur një linjë të re të
kompjuterëve të gjtiha në një, por deri më sot ka pasur një fushë të
paprekur nga këto njësi; bëhet fjalë për teknologjinë 3D.
TouchSmart 620, është modeli i parë i kompanisë “All-in-One”
që ofron teknologjinë 3D, me një madhësi 23 inç, panel 1080p dhe përveç
kësaj paneli ofron një kënd shikimi prej 60 shkallë. Përveç kësaj ekrani
3D (që shihet më së miri nëse pozicionoheni në positë ballore), përmban
një ueb kamerë që gjithashtu fotografon 3D imazhe dhe video.
Në nivelin bazik ju do të fitoni edhe një pal syze “shutter”, TV
Tuner, një procesor Core i5, 8GB RAM, 1.5 TB HDD dhe një kartelë grafike
AMD Radeon HD 6650 me 1GB video memorie. Për çfarëo arsye HP nuk ka
shtuar një port HDMI në këtë raund.
Konfigurimi i parë bazik fillon prej 1,900 dollarë por HP do të
aplikojë një çmim kursimi prej 300 dollarë me 15 nëntor kur paraqitet në
shitje njësia, kështu që në fakt çmimi fillestar do të jet 1,600
dollarë. Në vazhdim keni edhe disa imazhe të njësisë të huazuara nga
engadget.com. 




0 comments:
Post a Comment