Larry Hryb nga Microsoft përmes Twitterit zbuloi se Xbox 360 në mbarë botën është shitur në më shumë se 57 milion ekzemplarë.
Konsola
e Microsoftit njëkohësisht është edhe konsola më e shitur gjatë nëntë
muajve të kaluar, dhe atë duke iu falënderuar Kinectit, por edhe disa
titujve ekskluziv, siç është për shembull Gears of War 3.
Sa për krahasim, Gamespot ka zbuluar se PlayStation 3 deri tani është
shitur në përafërsisht 55.5 milion ekzemplarë, derisa Wii i Nintendos
është ende i paprekshëm me 89 milion copë të shitura.
Natyrisht, shitja e Xbox 360 po vazhdon të jetë e mirë. Microsoft
kështu po përgatit edhe versionet speciale të konsolës, që do të
publikohen në pako me Modern Warfare 3 dhe Star Wars Kinect, që pritet
të paraqiten vitin e ardhshëm
0 comments:
Post a Comment