Një superkompjuter japonez ka thyer rekordin si kompjuteri më i shpejtë në botë, duke arritur që të kryejë 10 kuadrilionë llogaritje gjatë një sekondi.
Superkompjuteri me emrin K Computer është i ndërtuar nga më shumë se 88,000 njësi qëndrore të përpuniit SPARC64 VIIIfx, shumë më shumë se procesorët quad-, hexa-, ose octa-core që përdoren për kompjuterët për lojëra. Ai gjithashtu zë 864 rafte të serverëve. K Computer më parë e mbante rekordi kur ishte në gjendje që të mbërrinte shifrën prej tetë kuadrilionë llogaritje gjatë sekondit, por tani e ka kaluar shifrën prej 10 kuadrilionë sosh, që është i barabartë me 10.51 petafllope, ku petafllopi paraqet masën standarde të funksionimit të llogaritjes shkencore të kompjuterit që tradicionalisht përdoret për superkompjuterët.
K Computer, i emëruar sipas emrit në gjuhën japoneze për 10 kuadrilionë, “kei”, ishte një bashkëpunim në mes të Riken dhe Fujitsu. NEC dhe Hitachi fillimisht kishin nisur për të ndihmuar në ndërtimin e superkompjuterit, por tërmeti dhe cunami që e goditi Japoninë gjatë këtij viti ndikoi që këto ndërmarrje të tërhiqeshin.
Sipas Wired, çmimi i përgjithshëm i kompjuterit nuk dihet, por në qershor kur ariti 1 kuardilion llogaritje gjatë sekondit, ose një petafllop, ai shpenzonte 9.89 megawatt fuqi, me një çmim prej 9.89 milionë dollarë.
0 comments:
Post a Comment