Përdorues të Facebook mos u shqetësoni sepse nuk po vjen dita e zezë për këtë rrjet social... ju mund të postoni fotografi e të shtoni miqtë rinj pa telashe sepse Annomyous nuk e pati seriozisht...
Anëtarë të Anonymous të lodhur nga raportet se ky rrjete do të hedh poshtë rrjetin social kanë thënë sot se kërcënimi nuk është i vërtetë deh se ishte punë e një anëtari të vetëm pa përkrahjen e anëtarëve tjerë. Ata thanë se nuk ka kuptim të ndalet një faqe që shfrytëzohet prej tyre për të përcjell[ mesazhin tek të tjerët.
“Anonymous është një lëvizje dhe ne nuk e pranojmë mirë kur njerëzit dëshirojnë të thonë gjëra që nuk qëndrojnë. Lëvizja jonë bazohet në komunikimin me njerëz anembanë botës në mënyrë që të ndihmojnë njëri tjetrin” thuhet në një postim të bërë prej tyre në Pastebin gjatë ditës së sotme. Deklarata e postuar në Pastebin përmban edhe një adresë, numër telefoni dhe informata tjera tek individi që sipas tyre ka dashur të rrëzojë faqen Facebook.
“Nëse jeni kundër mënyrës sesi ne komunikojmë në Facebook, Twitter dhe vende tjera atëherë ju jeni kundër anonymous dhe jeni armiku jonë për shkak se po dëshironi të pengoni lëvizjet tonë” thuhet në deklaratë. “Për shkak të kësaj ne kemi vendosur që t’ia kthejmë atij që ka dashur të lëviz në këtë formë. Thirreni dhe njoftojeni atë se çfarë budalla është”.
Një grua që u përgjigj në telefon sipas CNET ka thënë se nuk është askush në shtëpi edhe pse ka konfirmuar se jeton një person aty me emrin e postuar në Pastebin. Sigurisht ajo do të pranoj edhe shumë thirrje tjera. Burime të Anonymous dhe burime të njohura me grupin kanë thënë më parë për CNET se fushata kundër Facebook ishte thjeshtë punë e një anëtari të çmendur dhe jo një kërcënim legjitim.
0 comments:
Post a Comment