Studio që merret me incizimin e filmave për të rritur, Vivid
Entertainment, do të kërkoj nga HTC që ta ndryshoj emrin e njërit nga
telefonat e tij.
Në këtë studio mendojnë se fakti që ekziston
një telefon që quhet HTC Vivid mund të habis blerësit dhe në ndonjë
mënyrë ti bëj ata të besojnë se kanë diçka të përbashkët.
Avokati i kompanisë Vivid në lajmërimin për media tha se në këtë
mënyrë krijohet një imazh i rremë se HTC është i ndërlidhur me Vivid
Entertainment.
HTC morri ftesën zyrtare që deri me 21 nëntor të ndryshoj emrin e
smartphoneit të vet, e nëse këtë nuk e bën do të iniciohen masat
ligjore.
Kompania nga Tajvani për momentin nuk ka dhënë komentin e vet në këtë situatë.
0 comments:
Post a Comment