Demo incizimi tregon se si një smartphone i ngjyer në një enë me
ujë luan këngët MP3, e pasi që nxirret nga aty ai vazhdon të punoj
normalisht. Demonstruesi madje zbavitet duke gjuajtur ujë edhe mbi
altoparlantin nga i cili dëgjohet muzika. I njëjti eksperiment është
bërë edhe me kartolinën e cila gjatë ngjyerjes në ujë nuk e ka thithur
asnjë pikë ujë.
Lyerja me avull funksionon në atë mënyrë që
mbështjell të gjitha pjesët e brendshme të pajisjes. Paul S. Clayson,
presidenti i kompanisë dhe drejtori ekzekutiv, sqaroi se kompania krijoi
një shtresë me trashësi prej disa nanometrave e cila mund të mbuloj të
gjitha pjesët e brendshme të rëndësishme të pajisjes, ndërsa që kjo
lyerje bëhet përmes avullit.
Kompania HzO realizoi një bashkëpunim me kompaninë Zagg, e cila
prodhon shtresat të cilat mbrojnë pajisjet elektronike nga gërvishtjet
dhe dëmtimet tjera.
Të dyja kompanitë së bashku do të paraqesin në treg
pajisjet me lyerjen me avull. Duke pasur parasysh se funksion në nivelin
molekular respektivisht në nano-shkallë, lyerja do të jetë e tejdukshme
dhe pajisjet me dhe pa shtresën mbrojtëse nuk do të mund të dallohen.
Më shumë informata rreth teknologjisë dhe produkteve të cilat do ta
përdorin pritet të zbulohen gjatë muajit janar kur e njëjta do të
paraqitet në panairin CES.
0 comments:
Post a Comment