AMD qysh tani ka filluar të ul çmimet e çipave Llano dhe
Bulldozer si dhe do të paraqes një procesor të ri. Procesori i ri do të
jetë Athlon II X4 651 bazuar në gjeneratën Llano (pa bërthamë grafike)
me takt prej 3 GHz dhe çmimin prej 92 dollarë.Modeli AMD
FX-6100 me gjashtë bërthama fizike tani kushton 155 dollarë (çmimi i
vjetër ishte 165 dollarë), ashtu që të mund të përputhet më mirë me çmim
në ofertën ekzistuese të procesorëve Thuban Phenom X6. Ulja e çmimit
për APU çipat Llano ka të bëjë me tri modele – A4-3300 tani kushton 66
dollarë, A4-3400 71 dollarë, e A6-3500 me tri bërthama 85 dollarë.
Çmimet më të ulëta për momentin nuk kanë të bëjnë me çipat Llano 4
bërthamësh dhe variantet më të fuqishëm të procesorëve Bulldozer.
0 comments:
Post a Comment