Skanoni në çast kompjuterin tuaj me Microsoft Safety Scanner

A dëshironi ta keni një softuer kundër antiviruseve që në çast mund të kontrollojë kompjuterin tuaj nëse ka apo jo viruse? Nëse po, atëherë ju duhet ta provoni këtë softuer Microsoft Safety Scanner.

Ky softuer është falas, vazhdimisht i përditësuar me përditësimet më të fundit dhe nuk kërkon instalim – e tëra që ju duhet të bëni është që të kopjoni pjesën ekzekutuese msert.exe në një kompjuter të infektuar dhe, pasi ta keni vendosur, të klikoni dy herë në atë skedar. Nëse ky softuer gjen ndonjë problem, skedarët e infektuar do t’i izolojë.

Ju mund të bëni një skanim të plotë dhe të kontrolloni secilin skedar dhe follder – ose ta bëni një skanim të shpejtë që kontrollon një numër të kufizuar të follderëve për të cilët është gjasa më e madhe që të përmbajnë viruse, maluerë ose spajuerë.
Programi skadon pas 10 ditëve, por ju gjithmonë mund ta rishkarkoni atë dhe përditësimet më të fundit.




Sidoqoftë, ky softuer nuk do të skanojë emailat tuaj në Outlook ose disqet tuaja të rrjetit nëse kanë ndonjë infektim të mundshëm.



Klikoni këtu për ta shkarkuar Microsoft Safety Scanner falas, i cili është i përshtatshëm për llojet 32-bit dhe 64-bit të sistemit operativ Windows.