Google vendos disa faqe të reja në listën e zezë

Këtë javë Google ka shtuar në kuadër të listës së saj të zezë disa faqe të profilit të lartë dhe përveç kësaj i ka larguar ato nga rezultatet që shfaqen në www.google.com.
Në kuadër të kësaj liste të zezë futen emra si: The Pirate Bay, isoHunt dhe 4Shared, dhe këto faqe janë larguar nga Google Auto Complete dhe Instant Search. Megjithatë këto faqe mbesin të indeksuara me faqet e Google dhe ende mund të gjenden në kërkime tjera që bëhen në faqe të Google që janë të asociuara me shtete të ndryshme.
Gary Fung, themeluesi i isoHUNT shpjegoi në një intervistë me Torrent Freak se “Google po bëhet vëllai i madh i uebit”. Gjithashtu thuhet se Google ka implementuar ndyrhsime të reja për të mbetur në krahun e shtëpive të mëdha filmike dhe muzikore.