Nëse jeni përdorues i kompjuterit që e ka
të instaluar sistemin operativ Windows, por që gjithashtu ju pëlqen
pamja e desktopit të një Mac-u, atëherë keni klikuar në artikullin e
duhur. Ju mund ta merrni stilin e vendosjes së veglave siç janë në
sistemin operativ Mac edhe në Windows 7 duke e përdorur një vegël falas
që ndihmon në stolisjen e desktopit tuaj.
Sapo ta shkarkoni dhe instaloni aplikacionin, shiriti i
veglave në pjesën e poshtme do të tregojë veglat e instaluara. Ju mund
t’i merrni dhe vendosni veglat në desktopin tuaj për t’i mundësuar ato, e
po ashtu edhe t’i radhisni sipas dëshirës tuaj. Klikimi i butonit për
mbyllje në secilën vegël do të rezultojë me mbylljen e asaj vegle.
Ju mund të instaloni më tepër vegla nga galeria
online, pasi që këto vegla janë mini programe, që nuk kërkojnë një kohë
të gjatë për instalim dhe madje nuk shpenzojnë më shumë burime. Ai
funksionon më shpejt me përvojën e këndshme me animacione që me siguri
do t’ua përmirësojë përvojën tuaj në desktop.

Për t’i bërë këto ndryshime, e tëra se çfarë duhet të bëni është ta shkarkoni aplikacionin Xwidget dhe ta merrni stilin e Mac OS X të veglave për kompjuterin tuaj që përdor sistemin operativ Windows.

0 comments:
Post a Comment