Shijojeni ndërfaqen e iPad në Windows

iPadian e sjell ndjenjën dhe pamjen e një iPadi në sistemin tuaj Windows. Gjëja më e mirë është që ju nuk keni ta instaloni iPadianin, pasi që ai është portativ. Vetëm duhet që ta lëshoni skedarin iPadian exe dhe në çast ju do të shihni një ndërfaqe të iPad në desktopin tuaj Windows.
Ai ofron aplikacion të veçuar të Adobe Air, paraqitje në ekran të plotë, dyqanin për aplikacione, lojëra, videot dhe muzika falas, shfletuesin Webkit, lajmërimet, porositë dhe Chati Social nga Support Facebook.
Pamja e mëposhtme tregon dashboardin ku ju mund të qaseni në aplikacionet e brenda ndërtuara duke i klikuar në ikona.

Pamja e mëposhtme tregon Email, Messenger dhe Facebook – të gjitha në të njëjtin ekran. Ky ngjasues vjen gjithashtu me një shfletues Webkit ashtu që ju nuk keni nevojë që ta minimizoni iPadian çdo herë që ju doni të dëshironi  të shfletoni uebin. Ju mund ta përdorni këtë shfletues Webkit dhe ta shfletoni uebin, sikur në iPad.
Klikoni këtu për ta shkarkuar iPadian, pa paguar asgjë, në pajtueshmëri me ligjinPasi ta keni provuar këtë aplikacion, mbase do të ju shuhet kurreshtja (nëse e keni pasur) për ta përdorur ndonjëherë pajisjen iPad.
Burimi: PCworld