Sot Google zbuloi dy shtojca të reja
zyrtare për shfletuesit Chrome dhe Internet Explorer që e bëjnë të lehtë
marrjen e rrjetit shoqëror Google+ me ju kudo që shkoni përreth uebit –
jo vetëm përgjatë pronave të Google siç është rasti sot me shiritin e
zi në pjesën e sipërme të faqes.
Një shtojcë e shton një buton +1 në
shfletuesin e ri, duke e bërë të lehtë shpërndarjen e faqes që ju jeni
duke e vizituar publikisht ose me vetëm disa rrathë të kontakteve.
Shtojca tjetër shton bexhin e njëjtë të lajmërimeve në shfletuesin tuaj
Chrome që përdoruesit e Google+ e shohin kur ata janë në një pronë të
Google. Këto shtojca të mençura do t’i ndihmojnë përdoruesit që të jenë
më të lidhur dhe më të ruajtur gjatë kohës.
Funksioni i njëjtë për përdoruesit është i gatshëm
për përdoruesit e shfletuesit Internet Explorer në versionin e ri të
Google Toolbar të lëshuar gjatë ditës së sotme.
Të gjitha rrjetet e reja
shoqërore sfidohen së faku me dy pyetje nga përdoruesit: pse duhet ta
përdori këtë dhe si do të kem arsye që të rikujtoj kthimin në këtë
rrjet? Google+ ende nuk e ka kryer punën e vet për t’iu përgjigjur
pyetjes së parë – shumë njerëz ndjehen që ata nuk kanë një numër
domethënës të kontakteve për t’i vendosur në rrathë dhe për të
shpërndarë gjëra me ta. Po pyetja e dytë e ka gjetur tashmë përgjigjien
pasi që sistemet e lajmërimit ofruan mundësinë për t’i shpërndarë
artikujt dhe tani nga këto shtojca të shfletuesit.
Burimi:PCworld
0 comments:
Post a Comment