EA më në fund publikoi rezultatet zyrtare të shitjes së
Battlefield 3. Ky FPS i jashtëzakonshëm gjatë javës së parë është shitur
në 5 milion kopje, e arriti ti bëj edhe 2.5 milion like në Facebook dhe
200 mijë pasues në Twitter. Battlefield 3 kështu u bë loja e EA me
shitjen më të shpejtë ndonjëherë.
Gjykuar sipas raportit të
EA-së, në Battlefield 3 për vetëm dy dit janë shkatërruar 67 milion
vetura, e lojtarët mbytën njëri tjetrin, quan në erë ose eliminuar në
ndonjë mënyrë tjetër njëri tjetrin më se 73 milion herë.
Rezultatet shitëse të Battlefield 3 po i përcjellin edhe kritikat
gjithashtu shumë të mira. Djelmoshat nga EA kanë cekur se vlerësimi
mesatar i Battlefield 3 në konsola është më i lartë se 85%, derisa
vlerësimi mesatar i versionit të Battlefield 3 për PC ishte më i lartë
se 90%.
EA zbuloi edhe se pas paraqitjes së Battlefield 3 kishe shumë pak
probleme me serverët për multiplay, të cilët ditën e parë të vikendit
shënuan një numër tepër të madh të shfrytëzuesve. Gjykuar sipas EA,
98.9% e lojtarëve nuk kanë pasur kurrfarë probleme me stabilitetin e
shërbimeve të rrjetës së Battlefield 3.
0 comments:
Post a Comment