Nëse modelet e Samsung Galaxy SII me ngjyrë të bardhë dhe të
zezë nuk kanë qenë të mjaftueshme, atëherë ka një zgjidhje për këtë.
Para
pak ditësh, Samsung ka vendosur që telefonin e saj të mençur, Samsung
Galaxy SII, i cili po bën bujë në shumë vende të botës, duke përfshirë
edhe vendin tonë, ta lansojë edhe në versionin rozë, dhe kjo fillimisht
do të ndodhë në Korenë Jugore.
Me sa duket, për fillim ky version i ri i Galaxy SII do të jetë në
dispozicion vetëm në tregun koreano-jugor, para se të vijë në Evropë,
apo dhe SHBA.
Siç dihet tashmë, Samsung Galaxy SII ka qenë një sukses i
jashtëzakonshëm për Samsung, pasi që kompania së fundmi ka njoftuar se
ka arritur të shesë më shumë se 10 milionë njësi të telefonit të vitit
2011.

0 comments:
Post a Comment