Ka shumë ngjashmëri mes Amazon dhe Apple,
ndërsa sekreti këtu është se të dy janë të dedikuar ndaj konsumatorëve,
janë të fokusuar në pajisje dhe media digjitale dhe tani: Siri.
Amazon nuk ka dhënë përgjigje në pyetjen e All Things Digital
në lidhje me këtë lajm, por sipas raporteve nga Charlotte, Yap është
blerë nga Amazon. Raportet theksojnë se më herët gjatë ditës së sotme,
Yap që më parë ishte blerë nga Yarmuth Dion, duket që kjo e fundit ka të
njëjtën adresë postare sikurse qendra e Amazon në Seattle. Raportet nga
mediet menjëherë kanë dalë në skenë me përfundimin se Amazon është e
interesuar në teknologjinë për njohjen e zërit që posedon kjo kompani,
në mënyrë që të konkurrojë me Siri, asistenti kontrollues me zë që mund
të gjendet në modelin më të fundit të iPhone.
E deri tani sipas burimeve të All Things Digital, këto dyshime mbi
këtë blerje janë të sakta. Së fundi serverët e Yap kanë filluar që të
përdoren nga Sprint dhe të tjerët për të konvertuar posta me zë në
tekst. Yap gjithashtu ka pasur edhe një aplikacion për iPhone.
Kompania e themeluar nga vëllezërit Igor dhe Victor Jablokov, filloi
ndryshe. Para katër viteve, kompania ishte e etur të ndërtojë teknologji
që do t’iu mundësonte njerëzve të bashkëveprojnë me ueb shërbime duke
përdorur teknologji për njohjen e zërit. Kompania ka arritur të
përfitojë rreth 10 milion dollarë, gjatë prezantimit të saj në
TechCrunch40 në vitin 2007.
Në atë kohë ideja ishte paksa larg para kohës. Rrjetet nuk ishin aq
të shpejta, e jo shumë njerëz kishin telefona të mençur dhe shpërndarja
ishte e vështirë për shkak të mungesës së dyqaneve për aplikacione. Tani
me shumë prej këtyre problemeve të zgjidhura, kompania ka 50 punëtorë
dhe po fillon me rikthimin në rrënjët e saja.

0 comments:
Post a Comment