Smartphone i parë dhe i fundit i Nokias i bazuar në SO MeeGo do
të marr një mbindërtim. Shënimi i koduar i mbindërtimit është PR1.1, e
ai sjell disa funksionalitete të reja.
Mbindërtimi N9-tës do
të ia sjell përkrahjen për Swype, i cili mundëson shkrimin më të
shpejtë të tekstit, kontrollet për reproduktimin e muzikës në ekranin e
celularit të mbyllur, si dhe menaxhimin më të avancuar të memories, që
do të duhej të përfshinte multitaskingun. Do të përfshihet edhe anulimi i
zhurmës së prapavijës gjatë bisedave, indikatorët e rinj në ekranin
standby dhe mbyllja e aplikacioneve duke i ngrehur ato teposhtë.
Mbindërtimi do të plasohet valë-valë, e të gjithë celularët pritet ta marrin mbindërtimin së shpejti.

0 comments:
Post a Comment