Duke marrë yrnek në rrjetin shoqëror me popullaritet planetar
Facebook, në Argjentinë është themeluar rrjeti shoqëror për bujq i
quajtur SojaBook.
Për ndryshim nga rrjeti të cilin e krijoi Mark Zuckerberg, anëtarët e rrjetit shoqëror për bujq
në vend të fotografive të familjarëve dhe miqve, shkëmbejnë fotografitë
e lopëve, fushave të mbjella ose llojeve të rinj të traktorëve.
Rrjetin e ri shoqëror dedikuar bujqve SojaBook e themeloi para një
muaji avokati argjentinas Mariano Torubiano, me qëllim të ndërlidhjes së
farmerve dhe shkëmbimit të përvojave dhe informatave për të ardhur më
lehtë deri te zgjidhja e problemeve të përditshme.
SojaBook për momentin numëron rreth 1,000 shfrytëzues, e në këtë
rrjet shfrytëzuesit mund të kyçen edhe përmes llogarive për Google ose
Yahoo.
0 comments:
Post a Comment