Muajin e kaluar është raportuar se Google kishte aktivizuar mbi
190 milionë pajisje Android, ndërsa tani kompania ka thyer edhe një
rekord të ri, pasi që në ngjarjen për Google Music ka njoftuar se ka
arritur të aktivizojë mbi 200 milionë pajisje mobile që bazohen në
sistemin e saj operativ.
Ishte vetëm muaji maj, kur Google
kishte arritur të aktivizojë mbi 100 milionë pajisje Android, dhe nuk i
ka marrë më shumë se 6 muaj kohë gjigantit të internetit në botë, që
këtë shifër ta dyfishojë.
Madje, së fundmi Google kishte thënë se në baza ditore po aktivizon rreth 550,000 pajisje mobile Android.
Do të jetë interesante të shihet se sa shumë do të mund të arrijë Google Android deri në fund të vitit.
Ka njerëz që besojnë se kjo shifër mund të shkojë deri në 300 milionë.
0 comments:
Post a Comment