Rrëzohen uebfaqet e Izraelit pas një sulmi hakerësh

Uebfaqet e qeverisë së Izraelit janë rrëzuar gjatë të dieles, dy ditë pasi që grupi i hakerëve Anonymous kishte kërcënuar me sulm qeverinë e këtij vendi për bllokadën e vet detyare të Rripit të Gazës.
Izraeli sidoqoftë ka thënë që uebfaqet ishin rrëzuar për shkak të një keqfunksionimit të serverit.
Uebfaqet në gjuhën angleze të shërbimeve të inteligjencës Mossad dhe të Forcave Mbrojtëse të Izraelit (IDF) ishin të rrëzuara vonë gjatë të dieles. Uebfaqja e Mossad ishte nën mirëmbajtje, derisa faqja e IDF nuk ishte e qasshme. Uebfaqja e Agjensisë për Siguri në Izrael, e njohur si Shabak ose Shin Bet, ishte gjithashtu nën mirëmbajtje.
“Uebfaqet e qeverisë së Izraelit u rrëzuan sot për shkak të një keqfunksionimi në server, jo si rezultat i një sulmi kibernetik,” tha Ofir Gendelman, i cili është një zëdhënës në zyrën e kryeministrisë izraelite, në një cicërimë në Twitter.

Sipas disa raporteve në disa gazeta të Izraelit, disa uebfaqe të qeverisë së Izraelit, duke përfshirë edhe ato të IDF, Mossad dhe shërbimi i përgjithshëm i sugurisë Shin Bet, ishin të rrëzuara gjatë të dieles.
Në një porosi në YouTube gjatë të premtes, Anonymous kritikoi veprimin e Marinës së Izraelit dhe bllokimin gjatë të premtes në ujërat ndërkombëtarë të dy anijeve – një irlandeze dhe tjetra kanadeze – të cilat nuk po mbanin armë.
“Ashtu siç ka dëshmuar bota sot ushtarët e marinës tuaj bllokuan anijet të cilan ishin rrugës për në Rripin e Gazës, duke provuar që të thyejnë bllokadën e jashtëligjshme për siguri  bregdetare të vendosur nga ju për t’i lënduar njerëzit e Gazës në emër të kundërterrorizimit,” tha Anonymous në një video të quajtur si letër e hapur për qeverinë e Izraelit.
Anonymous ka kërcënuar që do të sulmojë sërish dhe sërish, nëse Izraeli vazhon që të bllokojë anijet humanitare në Gaza. Grupi Anonympus MMV, ende nuk e ka marrë përgjegjësinë për rënien e uebfaqeve të qeverisë izraelite.