Kompania Gigabyte Technology ka publikuar ofertën e vet të
portativëve. Bëhet fjalë për modelet 15.6-inçësh të bazuar në platformën
Huron River të Intelit.
Shënimet e modeleve janë P2532F dhe
P2532H, e të dy modelet vijnë me ekranet me rezolucionin prej 1,920 x
1,080 piksel me LED ndriçim të prapavijës, kanë procesorët Core
i7-2620QM në 2.2-gigaherc, dy ose katër gigabajt të memories punuese,
disqet me më së shumti 750-gigabajt, sistemin Blu-ray dhe nga dy
konektorë USB 3.0. Modeli P2532F ka grafikën GeForce GT555M, derisa
P2532H është i pajisur me grafikën GeForce GT 550M.
Të dy modelet në shitje në tregun amerikan do të paraqiten deri në fund të muajit. Çmimet nuk janë publikuar ende.
0 comments:
Post a Comment