Shumë programe përdorin zëra në disa
shkallë, qoftë ky ndonjë lajmërim ose tingull tjetër. Nganjëherë, ju
dëshironi që ta ndalni zërin që vjen nga ndonjë program i caktuar ose
nga sistemi Windows. Nëse nuk dëshironi që ta ndalni tërësisht zërin,
por dëshironi që ta ndalni zërin që vjen nga ndonjë program i caktuar,
atëherë mund të ju ndihmojmë.
Në versionet e kaluara të sistemit operativ
Windows ishte mundësia që të klikohej dy herë në ikonën e “zërit” në
këndin e poshtëm djathtas të ekranit dhe të klikohej në lidhjen Mixer
për të ndryshuar nivelet e zërit për çdo program që ju e keni lëshuar.
Kjo rrugë, nëse është e vështirë që të dëgjohen zërat përgjatë bisedave
VOIP (për shembull në Skype), ju mund të zgjedhni që Skype të ketë zërin
100% ndërsa programet e tjera ta kenë, ta zëmë, 75%.
Natyrisht, kjo gjë mbase mund të jetë e thjeshtë, por në të njëjtën kohë edhe e panjohur por një pjesë të lexuesve të PC World Albanian. Është e nevojshme të ceket që është mirë të formohet baza, veçanërisht për Windows, pasi që duket se në këtë sistem operativ, ekzistojnë dy ose tri rrugë për t’i kryer shumicën e gjërave.

0 comments:
Post a Comment