iPhone 4 brazilian me 8GB tregohet në treg

Sipas disa fotografive të lëshuara nga AppleInsider, një iPhone 4 8GB, i prodhuar nga Foxconn në Brazil dhe etiketuar me një numër të lokalizuar të modelit, ka arritur të gjejë rrugën e vet për të dalë në duart e konsumatorëve. Teorikisht, modeli 8GB i iPhone 4 nuk duhet të dalë në shitje derisa të bëhet lëshimi i iPhone 4S në tregun brazilian.
Sidoqoftë, fotografitë e shfaqura në internet tregojnë që ai është në skenë. Sipas një lexuesi të ITProPortal.com, i cili edhe i kishte dërguar fotografitë, iPhone 4 me 8GB disk vjen me iOS 5 tashmë të instaluar.
Fotografitë tregojnë një iPhone 4 me 8GB që në pjesën e pasme e ka të shkruar në gjuhën portugeze “Industria Braziliane” dhe një shenjë të miratimi nga agjensia vendore e telekomunikimeve, ANATEL.

Numri i modelit mbaron me BR, që do të mund të tregonte që ky iPhone është i prodhuar në Brazil. Foxconn më herët gjatë këtij viti kishte lajmëruar që është duke planifikuar të ndërtojë një kompleks 12 miliardë dollarësh, por, sipas raporteve në shtator, bisedat janë ndaluar.